Site icon Telegrafi

Inkurajohet nga të gjithë, megjithëse qante mblodhi forcat dhe kreu provimin në karate (Video)

Në provimin përfundimtar të një etape në karate, për të marrë shiritin, një fëmijë i quajtur Phenix nuk e kishte fuqinë e duhur dhe dështonte ta kryente provimin.

Megjithëse qante, gjashtëvjeçari i inkurajuar nga të gjithë, mblodhi forcat dhe e theu me këmbë dërrasën që e mbante instruktori i asaj shkolle në Floridë të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

“Kur në fillim nuk ke sukses, provo, provo përsëri” ka qenë shënimi që e shoqëronte pamjet mbresëlënëse, teksa në sfond të gjithë e thërrisnin emrin e tij.

Instruktori dhe bashkëmoshatarët e tij janë lavdëruar për përkrahjen, për dallim prej rasteve kur ata që janë më të dobët zakonisht nuk ndihmohen. /Telegrafi/

https://youtu.be/4ulv66Je118

Exit mobile version