Site icon Telegrafi

Injektimi i spermës së salmonit në lëkurë, një sekret estetik për shumë të famshëm?!

Një ‘armë’ e re sekrete për estetikën ka të bëjë me spermën e salmonit

Ky lloj i fundit i injektuesve po i çon trajtimet në klinikë në një nivel krejtësisht të ri.

Ndryshe nga injeksionet tradicionale, injektimi i quajtur ‘Rejuan’ nuk maskon kozmetikisht një problem (si Botox), por përkundrazi zbret në dermë dhe punon në mënyrë aktive për të riparuar qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe për të rritur aftësitë e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës së lëkurës.

Si filloi e gjitha…

Në një studim të publikuar nga International Journal of Cosmetic Science, studiuesit zbuluan se lëkura e ekspozuar ndaj ADN-së së nxjerrë nga sperma e salmonit kishte përmbajtje më të lartë uji, rritje të elasticitetit të lëkurës dhe nivele më të forta kolagjeni.

Aplikimi i spermës së salmonit gjithashtu rrit aftësinë e lëkurës për të prodhuar acidin hialuronik.

Thuhet se të famshmit i nënshtrohen kësaj procedure përpara ngjarjeve të mëdha për të arritur një shkëlqim.

Besnike ndaj këtij trajtimi është aktorja Jennifer Aniston e cila e ka konfimuar vetë efektivitetin e këtij trajtimi.

Efektet anësore

Menjëherë pas procedurës, ka të ngjarë të keni lëkurë të kuqe. Gjithashtu do të keni ënjtje të përkohshme në fytyrë – kjo periudhë zakonisht zgjat dy deri në katër ditë.

Ndërsa përbërësi është miratuar nga shumë agjenci qeveritare shëndetësore dhe mjekësore në të gjithë globin, të tilla si Siguria e Ushqimit dhe Barnave Koreane dhe Autoriteti i Shkencave Shëndetësore të Singaporit, ai nuk është miratuar nga Administrata e Mallrave Terapeutike të Australisë. Një mjek australian, i cili nuk pranoi të emërohej, i tha Beauticate se “përbërësi nuk është aprovuar nga TGA, por është shumë i sigurt (dhe), ne ende mund ta administrojmë ligjërisht produktin me pëlqimin e pacientit”.

Jo të gjithë mjekët janë të bindur për përfitimet e përbërësit dhe theksojnë faktin se ka pasur vetëm një pjesë të vogël të studimeve që tregojnë efektivitetin e ADN-së së spermës së salmonit, shkruan Class.

Dr Angela Lamb për Huffington Post tha se ajo ishte duke pritur për studime të mëtejshme për të vërtetuar rezultatet pozitive afatgjata në lëkurën e njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version