Andres Ineista ka pranuar se Barcelona nuk ka pasur mjaft kohë për t’u përgatitur për El Clasicon.
Shumica e lojtarëve të Luis Enriques ishin me angazhime nëpër kombëtare të tyre me nga dy ndeshje dhe Iniesta thotë se përgatitja e tyre lë shumë për të dëshiruar.
“Nuk është përgatitja më e mirë për një ndeshje, por është normale duke marrë parasysh kalendarin që ne kemi”.
“Ata që mbetën prapa tentuan që të rikuperohen dhe nuk mendoj se Messi e Suarez do të preken, sepse ata luajtën”.
“Ne e njohin kundërshtarin dhe e dimë se çka duhet të bëjmë”, u shpreh maestro Don Andres. /Telegrafi/