Për të krijuar përmbajtje të re dhe për të fituar më shumë shikime, influencuesit e rrjeteve sociale po shkojnë shumë larg në aktivitetet e tyre të përditshme dhe kjo herë pas here po dëmton ndjenjat e njerëzve.
Kohët e fundit, gjimnastja dhe influencuesja Maria del Mar ‘Marimar’ Perez Banus, ka shkaktuar zemërim masiv në Japoni për përdorimin e një simboli të shenjtë për stërvitje fizike.
Ajo e regjistroi videon dhe e ngarkoi gjithashtu në llogaritë e saj në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, përcjell Telegrafi.
Në videon, të cilën ajo e ngarkoi fillimisht në llogarinë e saj në Instagram dhe më pas e fshiu pas polemikave – megjithëse u bë virale në rrjetet e tjera sociale – ajo mund të shihet duke përdorur një Torii për stërvitje.
バカな外国人🇨🇱女性さん、鳥居で懸垂をし始める😅🦁
Instagram @mmgymsisters pic.twitter.com/3bbfVfeeY5
— Masa (@masanews3) October 14, 2024
Torii, megjithëse në pamje të parë duket si strukturë e thjeshtë, është një portë e shenjtë ose hark tradicional që zakonisht vendoset në hyrje të faltoreve Shinto.
“Dua të kërkoj falje për veprimet e mia në Japoni. Nuk doja të isha i pasjellshëm. Më vjen shumë keq për atë që bëra pa u menduar”, tha influencuesja pas reagimeve të shumta. /Telegrafi/