Influencerja e njohur me 1.8 milion ndjekës në Instagram, ka ndarë disa produkte të cilat janë të ngjashme por kanë funksione të ndryshme.
E njohur me llogarinë e saj @stxph.h, ajo ndan këshilla të dobishme për ju që dëshironi të rafinoni dukjen tuaj.
Përmes një video ajo ka treguar se si disa produkte makeupi janë të njëjta por përdoren për shkaqe të ndryshme.
Dy nga këto produkte janë kontura dhe bronzeri.
Sipas saj, kontura shërben për të gdhendur e për të definuar më shumë tiparet e juaja, derisa bronzeri i shton dukjes tuaj një ngrohtësi.
Thënë kështu, ajo pohon se konturat vijnë me ton të ftohtë për të imituar ngjyrën e hijes. Gjithashtu, ky produkt do të theksojë strukturën e kockave tuaja.
Bronzeri në anën tjetër aplikohet në pikat e larta të fytyrës tuaj, ku rrezet e diellit “prekin” veçoritë tuaja, si në mollëza, në ballë e po ashtu tek maja e hundës. /Telegrafi/