Një influencere në Instagram, ka treguar në detaje se si mund ta realizoni make-upin e artistes amerikane Sabrina Carpenter.
Këngëtarja njihet për grimin e saj pikant ku tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.
Tani, një influencere me emrin Gabrielle, tregon të gjitha hapat se si mund ta arrini dukjen e artistes amerikane.
Ajo e nisi me vendosjen e produktit të parë (primer) duke e aplikuar në mollëza dhe në ballë, më pas përdori fondatinë dhe shkriu në të gjithë fytyrën me një brushë.
Influencerja vendosi më pas ‘blush’ ngjyrë rozë të lëngshëm në pjesën e rrathëve të zinj, ku zakonisht e përdorim korrektorin.
Pasi përfundoi këto tri faza, ajo nisi me aplikimin e korrektorit duke e vendosur vetëm në fillim dhe në skaj të syrit. Pas përfundimit të korrektorit vendosi konturë në pjesën e syve, në ballë si edhe në mollëza. Ajo mori një brushë dhe filloi ta shkrinte.
Pasi përfundoi këto faza, ajo përdori përsëri blushë duke e vendosur në mollëza dhe në hundë dhe e shkriu më pas në fytyrë.
Pas kësaj ajo vendosi pudër në pjesën e rrathëve poshtë syve dhe filloi me aplikimin e bronzerit në pjesën e skajshme të mollëzave dhe në pjesën e ballit.
Ndiqeni videon për më shumë.