Inflacioni në Turqi u rrit pranë nivelit më të lartë që kur presidenti Rexhep Tajip Erdogan erdhi në pushtet 15 vite më parë, duke nxitur thirrjet për norma më të larta interesi për të frenuar çmimet.
Kjo normë në muajin shtator arriti në 24.5 për qind e që është një rritje mbi të gjitha pritjet të parashikimit prej 21.1 për qind të Bloomberg. Norma mujore ishte 6.3 për qind e provokuar nga rënia e lirës, përcjell Telegrafi.
Banka Qendrore e Turqisë në muajin e kaluar ngriti shpenzimet e huamarrjes në nivelin më të lartë në gati dy dekada, por çmimet po rriten me ritme të shpejta që nga qershori i vitit 2003.
Duke pasur parasysh normën e lartë të interesit dhe ngadalësimin në ekonomi, Banka Qendrore ka pak hapësirë për të vepruar kundër rritjes së mëtejshme të çmimeve. Por me lirën që ka humbur vlerë më shumë se 40 për qind kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, më e keqja ende mund të mos ketë ardhur.
“Një gjurmë e keqe e inflacionit, vendi mund të ndihet si një Turqi e vjetër, por kjo nuk bënë për t’u injoruar. Vini re se inflacioni vjetor i përgjithshëm tani është mbi normën e lejuar, gjë që bën të mundur për një rritje tjetër të normës”, tha Inan Demir, një ekonomist në Nomura International në Londër.
Aktualisht një dollarë amerikan tregtohet me 6.06 lira. /Telegrafi/