Site icon Telegrafi

‘Indeksi’

Pamje nga koncerti i grupit 403 (6 shtator 2019)

Nga: Daut Dauti

Rock grupi ‘403’ ka qenë që moti shumë i popullarizuar dhe kënga e tyre ‘Indeksi’ ka qenë ‘hit’ dhe gjithmonë në ‘top-listat’ tona, të ne studentëve të viteve 1980. Kjo për shkak të lirikës që kishte kënga e që kishte arritur ta kapte esencën e jetës studentore e që përshkohej me vështirësi dhe dilema që hasë studenti.

Të gjithë ne që kemi shkuar atëherë në universitet, jemi ballafaquar së paku një herë me faktin nëse duhet ta lëmë fakultetin apo ta ndryshojmë drejtimin. Apo ta lëmë krejt e të merremi me diçka tjetër.

Kjo dilemë haset në tekst dhe ky fakt e bënte këtë këngë pjesë tonën, sepse e përthekonte mirë naivitetin rinor.

Shto melodinë adekuate dhe e sheh fuqinë e këngës.

Në vjeshtën e vitit 2019, miku dhe kolegu im, Agron Shala, më njoftoi se ‘403’ po organizonte koncert dhe se edhe do të jetë aty si anëtar i grupit. Shkova me dy veta të gjeneratës sime, por shumica e publikut ishin më të rinj se unë.

Grupi nuk e kishte përbërjen e mëparshme, por lideri i grupit – vokalisti, tekstshkruesi, kompozitori dhe kitaristi – Hektor Gjurgjiali, ishte aty. Dekadat kishin rënë edhe mbi supin e tij, sikur mbi timin, dhe kishte marrë pamjen e një ‘rock star’-i të pjekur.

Fakti që kënga ‘Indeksi’ është pasuar te gjeneratat e reja, tregon se ajo ka vlerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version