Site icon Telegrafi

Incident tragjik në Porto Romano, 22-vjeçari dyshohet se u rrëzua nga anija, humb jetën në vendngjarje

Foto: Ilustrim

Një 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se ra nga shkallët e një anieje në Porto Romano.

Incidenti ndodhi këtë mesditë, rreth orës 12:00, kur anëtari i ekuipazhit, shtetasi me iniciale Y.B. u rrëzua nga anija dhe për pasojë humbi jetën.

Megjithatë, pritet që për ngjarjen të kryhet një hetim dhe të zbardhen rrethanat e incidentit, që i mori jetën të riut. /Telegrafi/

Exit mobile version