Site icon Telegrafi

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pritur me duartrokitje nga besimtarët dhe qytetarët e shumtë që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Por disa qytetarë të tjerë, kanë provokuar kreun e qeverisë greke, teksa thirrën: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri (Fredi Beleri)

Lexo po ashtu Mbahet sot ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, pritet të mbajë fjalim Rama dhe Mitsotakis

Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij po ndjekin ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dëshirë e shprehur nga Ai përpara se të ndërronte jetë.

 

 

Exit mobile version