Site icon Telegrafi

Incident i çuditshëm, mbetet e bllokuar në një karrige shkaku i vathit në hundë – detyrohet të thërrasë zjarrfikësit për ta shpëtuar

Një grua indoneziane mund të marrë frymë përsëri lirisht pasi zjarrfikësit e shpëtuan nga “robëria e një karrige zyre”.

Gruaja ishte në punë në qytetin Bandung, Indonezi, kur hunda e saj mbeti e bllokuar në pjesën e pasme të një karrigeje, shkaku i vathit.

Bashkëpunëtorët e saj u përpoqën të ndihmonin në heqjen e vathit nga karrigia, por dështuan dhe i lajmëruan zjarrfikësit, përcjell Telegrafi.

“Incidenti nuk ishte thirrja më e çuditshme që kemi pasur ndonjëherë”, tha zjarrfikësi Mochamad Alam Priabadi.

@dailymail Who nose how she got herself in that position 👀😂 Read more on DailyMail.com 🎥ViralPress #office #fireman #rescue #nose #piercing #viralvideo ♬ original sound – Daily Mail

Ata u përpoqën ta lironin gruan, por përfunduan duke e çuar atë në stacionin e zjarrit ku kishin më shumë mjete për të përfunduar punën.

Në përpjekje për të lehtësuar gjendjen shpirtërore të gruas, zjarrfikësit bënë shaka për prerjen e hundës së saj ose nevojën për të përdorur një sharrë elektrike për ta liruar atë.

Pasi u përpoqën me mjete të rënda, një palë pincë e përmbushën misionin në rreth pesë minuta – dhe gruaja nuk u lëndua fare. /Telegrafi/

Exit mobile version