Site icon Telegrafi

Inaugurohet Zyra Regjionale e AUV-it në Prishtinë, Peci: Që nga pas lufta procesi më i madh i kësaj agjencie është arritur këtë vit

Ministri Peci dhe Ambasadori i BE-së, Aivo Orav inauguruan Zyrën Regjionale të AUV-së në Prishtinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav kanë inauguruar Zyrën Regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) në Komunën e Prishtinës dhe katër zyra rajonale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Peci ka vlerësuar se po krijojnë një rrjet prej pesë zyrash moderne për monitorimin e operatorëve ekonomikë, inspektimet veterinare dhe zbatimin e sigurisë ushqimore.

“BE-ja ka vlerësuar se progresi më i madh në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është arritur këtë vit, që nga paslufta. Po ashtu, jemi në procedurë për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë, me vlerë 9 milionë euro i cili do të mundësoj plotësimin e kritereve të IPARD-it si dhe qasjen në 150 milionë euro për bujqësi në vit nga fondet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Ministri Peci.

Krahas inaugurimit, Ministri Peci bashkë me Ambasadorin e BE-së, Aivo Orav kanë realizuar edhe një takim ku krahas tjerash, kanë diskutuar për mbështetjen e BE-së ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe sektorit agro-ushqimor të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Ministri ka theksuar se Kosova po bën përparime të rëndësishme drejt standardeve të BE-së, duke garantuar produkte të sigurta dhe cilësore për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version