Telegrafi

​Inaugurohet obelisku për sakrificën dhe profesionistëve shëndetëorë

Në hyrje të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës (QKUK) është bërë inaugurimi i obeliskut në nderim të sakrificës dhe kontributit të profesionistëve shëndetësorë ndër dekada.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu tha se përmes këtij monumenti do të kujtohet sakrifica e të gjithë profesionistëve shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se sot po kujtohen mantelbardhët të cilën humbën jetën nëpër çdo periudhë.

“Fati i mantel bardhëve është i lidhur me popullin e tyre. Dita e sotme më hyjnore të përvjetorin të pavarësisë është moment për të kujtuar mantelbardhët. Përkujtojmë dhe përulemi për heronj të pandemisë. Ky monument është shenjë e vogël respekt për ta”, tha ai.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se ky është një intervenim i vogël për punën madhështore qe kanë bërë mjekët.

“Është intervenim i vogël e punën madhështore që mjekët e bëjnë dhe iu kemi borxh. Ne jemi si komunë sado pak t’iu ndihmojmë me një përkujtimore të merituar por edhe t’iu ndihmojmë doktorëve me hapësira të reja që ta kryejnë shërbimin në mënyrën më të lehtë. Kemi pasur takime me ministrin ku kemi biseduar rreth bashkëpunimit ministri komunë në krijimin e spitalit të qytetit”, tha Rama.