Gjatë vitit të kaluar, kemi pasur shumë imazhe që kanë bërë xhiro në internet, meqë dukeshin sikur diçka nuk është në rregull me to.
Fotografia që e shfaq një copë të prerë mishi, të vendosur në një enë është po ashtu mjaft misterioze, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, duket se fotografia është shkrepur pa u vendosur mirë fokusi. Mirëpo, po që se shikohen me vëmendje këndet e pjatës, si dhe vijat e drurit të tavolinës, të gjitha janë në rregull.
“Ndjehem sikur më është turbulluar shikimi, ky mish po lëviz” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/