Site icon Telegrafi

Imami nga Drenasi festoi Pashkët në Gjakovë

Imami nga Drenasi, Mulla Osman Musliu ua ka uruar Pashkët të gjithë shqiptarëve të besimit krishterë.

“Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem).(Kur”an). Andaj të gjithë shqiptarve të besimit krishter urime Pashkët!”, kishte shkruar  Musliu.

Për festimin e Pashkëve Hoxha nga Drenasi ishte i ftuar në një familje të Gjakovës, të Marjan Ndoja ku kjo tregon më së miri tolerance fetare në Kosovë, transmeton KlanKosova.

“Sot patem në vizitë për festën e Pashkëve Imamin Osman Musliu me shokë. Nuk ka  vlerë me të madhe se sa te kremtojmë së bashku me komunitetet tjera fetare, këtu dua t’i referohem thënies se at Gjergj Fishtes i cili me se miri e përshkruan tolerancen fetare tek Shqiparet ” vërtetë ne kemi bajram e pashkë por shqiptarinë e kemi  bashkë”. Prandaj, falenderojë nga zemra mysafirët nga Drenica”.

Exit mobile version