Site icon Telegrafi

Ilaix Moriba i lumtur me debutimin e tij me Barcelonën në La Liga

Mesfushori i ri, Ilaix Moriba ka bërë debutimin e tij në La Liga me Barcelonën në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Deportivo Alavesit.

Barcelona ka triumfuar me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Francisco Trincao (29’, 74’), Lionel Messi (45+, 75’) dhe Junior Firpo (80’) për vendasit, ndërsa për mysafirët Luis Rioja (57’).

Lexo po ashtu Barcelona fiton thellë ndaj Alavesit, Messi dhuron ‘magji’ me dy supergola

Në këtë ndeshjes, Ronald Koeman iu dha hapësira disa lojtarëve të rinj, ku njëri nga ta ishte 18-vjeçari, Ilaix Moriba.

Moriba i tregoi shpejt vlerat e tij, pasi asistoi në golin e parë të shënuar nga Trincao, ndërsa ndihet i lumtur me debutimin.

“Jam vërtet i lumtur që debutoj në La Liga në Camp Nou!”.

“Që kur isha fëmijë, ishte ëndrra ime të luaja këtu … një ndjenjë e bukur! Força Barça!”, ka shkruar Moriba. /Telegrafi/

Exit mobile version