Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, ka uruar një proces të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë nxënësve.
IKSHPK u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.
Po ashtu, IKSHPK tërhoqi vëmendjen dhe apeloi prindërit dhe arsimtarët për zvogëlim të peshës së çantës të nxënësve.
“Prindër dhe arsimtarë. Menaxhimi i zvogëlimit të peshës së çantave të rënda parandalon të gjitha deformimet e boshtit të kurrizit te nxënësit e shkollave fillore”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/