Në kapitullin e ri, Mustang GT vjen me një potencial të madh dhe teknologji të klasit botëror. I dizajnuar që të ngjallë konkurrencë dhe agresivitet, por gjithmonë duke ruajtur linjat origjinale të Mustangut.
Raj Nair, nënkryetar i grupit Ford për zhvillim global të produktit tha se njerëzit janë të dashuruar me Mustangun edhe nëse nuk e kanë vozitur ndonjëherë një të tillë, duke shtuar se kjo tregon se Mustang është më shumë se vetëm një makinë.
Për 50 vite me radhë Mustang ka arritur të shesë nëntë milionë vetura në mbarë botën. Është ndër veturat që më së shumti është paraqitur në filma, spote muzikore dhe video-lojëra duke e bërë kështu edhe veturën më të pëlqyer në Facebook.
Kjo GT vjen me teknologjinë e fundit të motorëve V8 me 5.0 litra, 420 KF (308 KW) dhe moment rrotullimi prej 529 Nm.
Klientët do të kenë mundësin të zgjedhin ndërmjet marshit manual dhe atij automatik. Për herë të parë ndodh që shitjet e para të vijnë për evropianët dhe aziatikët.