Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.
B.R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj e 10 ditë për veprën penale, vjedhje.
Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit./Telegrafi/