Instituti ndërkombëtar për studime ballkanike dhe të lindjes së mesme – IFIMES vlerëson se në dhjetë vjet të qeverisjës VMRO-DPMNE – BDI, partia VMRO-DPMNe ka marrë pjesë në të gjitha falsifikimet e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas IFIMES, ende nuk janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe transparente, të caktuara për më 5 qershor dhe se në listën zgjedhore ka mbi 330000 votues të regjistruar ilegalisht.
Më tej, sipas raportit të këtij instituti, në Maqedoni duhet të fillojë degruevizimi i vendit, edhe atë me arrestimin e Nikolla Gruevskit, ndërkaq vlerëson se ish-kryeministri Gruevski e ka tejkaluar edhe ish-kryeministrin korat, Ivo Sanader.
IFIMES thotë se kriza në Maqedoni nuk do të zgjidhet pa përfshirjen e SHBA-ve dhe pa mbështetje të fuqishme të Prokurorisë Speciale Publike (PSP)./Telegrafi/