Site icon Telegrafi

IFFHS befason: Atletico Nacional, ekipi më i mirë në botë

Skuadra më e mirë në planet bëhet në mënyrë surprizë një kolumbiane, kjo të paktën sipas numrave të diskutueshëm të IFFHS-së.

Federata ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në futboll, për herë të parë që prej 1991-shit, ia ka dhënë podiumin një ekipi që nuk është europian, duke vlerësuar Atletico Nacional de Medellin.

Formacioni nga Medelini fitoi në vitin 2016 Kupën Libertadores, kupën dhe superkupën kombëtare, doli e treta në Botërorin e klubeve, si dhe i la finalen e “Copa Sudamericana” rivalëve të Chapecoenses të goditur nga tragjedia ajrore.

Tashmë, kolumbianët e qytetit të Pablo Escobarit marrin një tjetër vlerësim, por për futbollin.

Ekipi latin spostoi në vend të dytë ekipin më të fortë të Europës, pasi Reali i Madridit mban vendin e dytë, para skuadrës tjetër spanjolle Barcelona, në diskutimin e pikëve të mbledhura në një vit. Pasojnë në renditjen e IFFHS-së, Shakhtar Donetsk, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version