Site icon Telegrafi

Identifikohen viktimat dhe sulmuesit në Tel Aviv

Katër viktimat e të shtënave në Tel Aviv janë identifikuar ndërsa janë bërë të ditur edhe emrat e dy sulmuesve palestinez nga Bregu Perëndimor.

Nga të shtënat në treg jo larg Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së Armatës, mbrëmë kanë vdekur dy meshkuj Ido Ben- Ar (42 ) dhe Michael Feige ( 58 ) dhe dy grave Neve Ilan ( 39 ) dhe Mishajev Mila ( 32 ), ka thënë Policia izraelite.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës palestinez ndaj izraelitëve që nga fillimi i valës së fundit të dhunës në vjeshtë të vitit 2015.

Sulmi është kryer nga dy kushërinj Kaled Muhamedd Makamrah(22) i cili është në vitin e fundit të Inxhinierisë Elektrike dhe Ahmad Makamrah(21) punëtor në Muhamed Makamrah ( 22 ) , i cili është viti i fundit i studimit Inxhinierisë Elektrike dhe Makamrah Ahmad (21) , punëtor në fshatin Jata ku edhe jetojnë.

Ata janë identifikuar në fshat, siç transmeton AFP. Sulmuesit janë arrestuar natën e kaluar, ndërsa njëri nga ta është dërguar në spital sepse është lënduar rëndë.

Motivet e sulmit të mbrëmshëm nuk janë bërë të ditur deri më tani.

Exit mobile version