Me golin ndaj SPAL, Mauro Icardi, është futur në histori të Interit.
Goli nga pika e bardhë ishte numër me 75 me fanellën zikaltër në kampionatin italian dhe kështu argjentinasi e festoi me një postim në Twitter.
“Është një nderë për mua të futem në top dhjetë golashënuesit më të mirë në histori të Interit në Serie A. Dua të vazhdojë edhe shumë të tjerë”, ka thënë Icardi.
Lojtari me më së shumti gola te klubi nga Milano është Giuseppe Meazza me 243 gola, ndërsa në listë janë edhe emra të njohur si Sandro Mazzola e Christian Vieri.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Crotones. /Telegrafi/