Site icon Telegrafi

Ibrahimovic zbulon mënyrën se si e ka bindur Moratan t’i bashkohet Milanit

Zlatan Ibrahimovic dëshiron që ai të jetë lojtari i 13-të i Milanit këtë sezon, ndërsa ka zbuluar se çfarë i ka thënë Alvaro Moratas për ta bindur t’i bashkohet Milanit.

Ish-sulmuesi luajti një rol kyç për të bindur Moratan të nënshkruaj për Milanin dhe spanjolli do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij në turin parasezonal në Amerikë, pasi momentalisht po shijon pushimet pasi fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën.

“I kam thënë atij se Milani është vendi ideal dhe pozita e numrit nëntë është më e mira që mund të ofrojmë, me lojtarë si Pulisic, Leao dhe Chukwueze përreth tij”, ka thënë Ibrahimovic.

“Ne vetëm duam ta bëjmë atë të lumtur, në mënyrë që të luajë mirë. Nuk e di një lojtar që është i palumtur këtu, kur ju duhet të fokusoheni vetëm në futboll. Ne kemi shumë besim dhe optimizëm dhe e mirëpresim me krahë hapur”.

“Unë dua që të jem lojtari i 13-të i Milanit në fushë. Tifozët janë numër 12-të unë jam i 13-ti”, përfundoi Ibrahimovic.

Milani do të zhvillojë tri ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mesin e të cilave janë Mancheter City, Real Madridi dhe Barcelona.

‘Rossonerët’ do të debutojnë në edicionin e ri të garave 2024/2025 në Serie A me ndeshjen ndaj Torinos, e cila do të luhet më datë 17 gusht./Telegrafi/

Exit mobile version