Site icon Telegrafi

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit – shikoni çfarë bëri

Milani prezantoi dy lojtarë të rinj në një konferencë për shtyp, mesfushorin Warren Bond dhe anësorin Riccardo Sottil.

Në prezantim mori pjesë Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi legjendar i cili i dha fund karrierës së tij të shkëlqyer në vitin 2023 dhe sot punon si këshilltar i klubit të Milanit.

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu qëndrimi i relaksuar dhe i përkulur i Bondit përpara se të bënte pranonte pyetje nga gazetarët.

Ai e shikoi për disa sekonda, korrigjoi qëndrimin e tij dhe më pas qëndrimin e futbollistit francez. Të dy kanë qeshur më pas, gjë që mund ta shihni në videon e bashkangjitur.

Bondo e filloi karrierën e tij profesionale në Nancy. Monza e transferoi atë si lojtar të lirë, ai ishte i huazuar te Reggina për gjashtë muaj dhe që nga vera e vitit 2023 ai është anëtar i përhershëm i Monzas. Këtë sezon ai bëri 22 paraqitje si lojtar i ekipit të parë për klubin e fundit të Serie A.

Sipas Transfermarkt, Milani i pagoi dhjetë milionë euro dhe ai pritet të zëvendësojë në mesfushë algjerianin Ismael Bennacer, i cili nënshkroi për Maresillen. /Telegrafi/

Exit mobile version