Telegrafi

Ibrahimovic: Barcelona më e mirë se Interi

Ibrahimovic do të udhëtojë te ish ekipi i tij më 16 shtator në kuadër të rundit të ndeshjeve të para të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe beson se do të triumfojë me ekipin e ri.

“Mezi e pres 16 shtatorin. Rikthimi në Giuseppe Meazza me një fanellë tjetër është shumë emocionues. Shpresoj se do të fitojmë, pasi mendoj se jemi ekip më i mirë. E di se Barcelona është më e mirë se Interi”, ka thënë Ibrahimovic.

“Ekipi im luan një futboll më sulmues dhe fokusohet në posedimin e topit. Por për të biseduar për dallimet mes ekipeve, duhet të presim të gjithë të jetë 100% në formë”, ka shtuar suedezi.