Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë ditës së sotme ka ndarë çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Ky çmim i është ndarë Ibrahim Kadriut.
Ndryshe, çmimin për prozë e roman (Çmimi “Anton Pashku”), i është dhënë Sali Bytyçit e Florin Kelmendit; për poezi (Çmimi “Ali Podrimja”), Merxhan Avdylit e Çun Lajçit; për studime letrare, kritikë letrare e eseistikë (Çmimi “Ibrahim Rugova”), Sali Bashotës e Haqif Mulliqit; për përkthim (Çmimi “Pjetër Bogdani”), Alfred Bekës; për poezinë për fëmijë (Çmimi “Vehbi Kikaj), Avdush Canajt.