Site icon Telegrafi

Ia pafshi hajrin shkollës – enkurajoni vajzat që të vazhdojnë studimet në IT apo drejtime tjera profesionale

Ka ardhur korriku. Domethënë se është koha për hapin e ardhshëm të maturantëve të shkollës fillore dhe të mesme. Nëse ti je maturant i shkollës fillore ose shkollës së mesme, ti e din se të zgjidhësh karrierën është një vendim i vështirë për t’u marr. Nëse je prind i maturantit të shkollës fillore ose të mesme, ti e din se e ardhmja e fëmijës tënde varet nga hapat e ardhshme.

Informatat më poshtë janë ato që duhet ti keni rreth tregut të punës para se ta zgjedhni karrierën e juaj dhe para se ta këshilloni fëmiun e juaj për karrierë:

Shkollat profesionale ofrojnë aftësitë e nevojshme për të gjetur punë menjëherë pas kryerjes së shkollës. Sipas Analizës së Hendekut të Shkathtësive zhvilluar në vitin 2017 nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe mbështetur nga projekti Enhancing Youth Employment, vetëm 6.2% të punëdhënësve janë plotësisht të kënaqur me të punësuarit e nivelit- fillestar.

Analiza e zhvilluar ka treguar se ekzistojnë zbrazëtira të mëdha te aftësitë e nevojshme për shitje, shërbime dhe sektorë të prodhimit në Kosovë. Analiza tregon se arsyet kryesore për këtë janë për shkak të faktit se institucionet e arsimimit të lartë nuk i formojnë studentët me aftësi të duhura të nevojshme (64.3%) dhe se në mes të tjerash ekziston mungesa e aftësive dhe e dijenisë specifike të nevojshme për tregun e punës (54.6%).

Që të tre industritë e përmendura më lartë planifikojnë të rrisin numrin e të punësuarve, ku industria e prodhimit udhëheq në këtë trend. Mbi 70% të kompanive që planifikojnë të pranojnë punonjës të ri në këto industri, kërkojnë që kandidatët të kenë një certifikatë profesionale dhe mbi 50% kërkojnë diplomë nga shkollat profesionale. Përpos kësaj, kompanitë në industrinë e shitjeve dhe të shërbimeve gjithashtu kërkojnë diploma profesionale dhe certifikata, gati aq sa niveli i pare i universitetit.

Sipas analizës, një prej aftësive që do të jenë më së shumti të kërkuara në dhjetë vjet të ardhshme në Kosovë, do të jenë aftësitë teknike për prodhim në linjë të prodhimit në industrinë e prodhimit, ndërsa aftësitë për marrëdhëniet me klientë i përcjellin ngushtë në këto dy industri, të shitjes dhe të shërbimeve.

Më poshtë janë informatat që duhet t’i dini nëse je vajzë e re ose prind i një vajzës së re:

Qendra për Studime Shoqërore dhe Hulumtim të Qëndrueshëm LEAP ka zhvilluar një studim tjetër, të mbështetur nga projekti Enhancing Youth Employment, mbi Stereotipat Gjinore dhe Zgjedhjet e Karrierës. Gjetjet e këtij studimi tregojnë se vajzat e reja i tejkalojnë djemtë e ri në performancë kur shikohet suksesi përfundimtar i tyre gjatë tërë arsimimit të tyre në shkollën fillore.

Por, kur vjen deri te marrja e vendimit mbi karrierën e tyre, vajzat tentojnë të zgjedhin drejtime si arsimimi dhe psikologjia, më parë sesa karrierat e orientuara në shkenca, si shkencat kompjuterike. Sipas këtij studimi, familja luan një rol të madh te marrja e vendimit për zgjedhjen e karrierës së dikujt, dhe familja tenton të sugjerojë karrierat më me stereotip për vajza, ato që cilat janë “më të lehta” dhe që “përshtaten me personalitetin e tyre të butë”.

Ka ardhur korriku. Zgjidhni profesionin që ju çon më shpejtë deri te puna. Shkollat profesionale ua mundësojnë studentëve të kyçen më shpejtë në tregun e punës. Ia pafshi hajrin shkollës!

Exit mobile version