Ky është momenti shokues kur një turist britanik nokautohet nga pjesëtari i sigurimit të një klubi të natës në Tajlandë, i cili e përplas në tokë me vetëm një grusht në fytyrë.
Turisti 62-vjeç, ishte duke pirë alkool në një lokal tjetër aty pranë, kur tentoi të futet në klubin e natës në qytetin Pattaya, transmeton Telegrafi.
Megjithatë atij iu ndalua hyrja nga rojat tajlandezë i mbuluar me tatuazhe që është identifikuar si 33-vjeçari Sarawut, që refuzoi ta lë brenda për shkak të sjelljeve të tij agresive.
Kamerat e sigurisë shfaqin turistin britanik duke iu vërsulur rojës para lokaleve, por Sarawut në një moment humb durimin dhe vetëm një goditje e rrëzon në tokë – duke e lënë pa vetëdije.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, mjekët i ofruan ndihmën e parë britanikut që më pas e dërguar për tretman të mëtutjeshëm në spitalin e Pattaya. /Telegrafi/