Një qytetar në Moskë të Rusisë është ndalur nga patrulla e policisë, pasi që brenda veturës kishte rritur volumin e zërit derisa po dëgjonte këngëtaren ukrainase Verka Serduchka duke kënduar hitin e saj Vse Bydet Horosho, që në gjuhën shqipe do të thotë “gjithçka do të jetë mirë”.
Ata fillimisht rrethuan veturën e tij dhe më pas i kërkuan ta fikë radion – ndërsa mediat e atjeshme raportojnë se është dënuar me 45 mijë rubla, transmeton Telegrafi.
Sipas autoriteteve të sigurisë, me këtë veprim ai kishte “diskredituar ushtrinë ruse”, pasi kishte rritur volumin e zërit derisa dëgjohej duke kënduar një këngëtare ukrainase.
Kjo nuk është hera e parë që në Rusi dënohen apo burgosen qytetarët, vetëm pse mendojnë ndryshe dhe nuk janë në një linjë me politikat e Kremlinit.
Shumë raste të ngjashme janë filmuar me kamera amatore, e më i fundit ishte i një çifti rus që në Moskë u arrestuan brenda restoranti pasi diskutonin për luftën në Ukrainë.
Ata ishin kundër luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë dhe vazhdimisht mbështesnin ukrainasit në kauzën e tyre – pra mbrojtjen e territorit të tyre. /Telegrafi/
🤡 In #Moscow, police officers stopped a car in which a song by Ukrainian singer Verka Serduchka, "Vse Bydet Horosho" (Everything will be fine), was playing.
The police asked the driver to turn off the song over the loudspeaker. pic.twitter.com/oteYX1k72z
— NEXTA (@nexta_tv) February 7, 2023