Kompania gjermane, Zeiss dhe koreane, Hyundai Mobis kanë zhvilluar së bashku një gjeneratë të re të ekranit “Holographic HUD”, i cili do të projektojë shumë më tepër informacion në xhamin e përparmë sesa ishte zakonisht.
Sistemi HUD i ri duhet t’i lejojë shoferit të monitorojë më mirë trafikun. Kështu thonë krijuesit e këtij sistemi.
Sistemi duhet të përdorë të gjithë gjerësinë e xhamit të përparmë për të shfaqur informacione të rëndësishme drejtimi dhe udhëzime navigimi, si dhe përmbajtje info-argëtuese.
Përmbajtjet e ndryshme janë të dukshme vetëm nga kënde të caktuara. Në këtë mënyrë, shoferi nuk shpërqendrohet nga përmbajtja e pasagjerit.
HUD holografik është vendosur të hyjë në prodhim serial në vitin 2027 dhe mund të lajmërojë një lamtumirë për ekranet e mëdha të brendshme.
Teknologjia HUD duhet të konsumojë 40 për qind më pak energji sesa zgjidhjet klasike LCD, gjë që sjell një gamë më të madhe, veçanërisht për makinat elektrike. /Telegrafi/