Producentja e BBVK 3, Olsa Muhameti, i ka rrëfyer të gjitha ato që ndodhën në këtë format.
Ajo ka folur për situatat që bënë bujë në shtëpi, e një nga to ishte edhe hyrja e Atilla Kardesh.
Njerëzit protestuan për hyrjen e tij në Big Brother për faktin se ish-gruaja e tij, Drenusha Latifi, e denoncoi për dhunë në familje.
Olsa ka sqaruar këtë teksa bën deklaratën e papritur ku thotë se ka parë dokumentet ligjore dhe se ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar atë.
Tutje thekson që Drenusha nuk kishte kërkuar që ai të largohej nga reality shou.
“Por nuk ishte e vërtetë ajo që transmetohej, për këtë unë nuk kisha frikë. Pra u shqetësova por nuk kisha frikë, sepse nuk ishte e vërtetë ajo që po thuhej”, u shpreh ajo.
Muhameti shtoi: “Pra unë pashë dokumentet ligjore, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën në momentin që Drenusha nuk e kërkonte largimin e Atillës të gjitha palët ishim shumë okej”. /Telegrafi/