Site icon Telegrafi

Shtyhen për 30 ditë sanksionet ndaj NIS-it të Serbisë

(E Plotësuar) – Sanksionet ndaj Industrisë Naftënxjerrëse të Serbisë, për shkak të pjesëmarrjes ruse në pronësi, janë shtyrë për 30 ditë.

Kështu njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sanksionet duhej të hynin në fuqi sot, por amerikanët në momentin e fundit e kanë përmbushur kërkesën e Serbisë dhe i kanë shtyrë ato.

Hyn në fuqi sanksionet ndaj NIS-it të Serbisë

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Industrisë Naftënxjerrëse të Serbisë (NIS) pritet të hyjnë sot në fuqi.

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj NIS-it më 10 janar të këtij viti për shkak të pjesëmarrjes së Gazprom Neft, një kompani ruse, në atë kompani, me qëllim ndalimin e përdorimit të të ardhurave nga energjetika për financimin e luftës në Ukrainë.

Nga dokumentet e publikuara në Bursa e Beogradit shihet se dje Gazprom Neft, një filial i Gazprom, e ka ulur pjesëmarrjen në NIS nga 50 në rreth 44,85 përqind. Njëkohësisht, Gazprom e ka rritur pjesëmarrjen në NIS nga 6,15 në 11,30 përqind.

Pronari i NIS është gjithashtu shteti i Serbisë, me një pjesëmarrje prej 29,87 përqind, ndërsa aksionet janë gjithashtu në pronësi të qytetarëve, punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë minoritarë. /Telegrafi/

Exit mobile version