Kampionati belg është rikthyer dhe këtë vikend është zhvilluar xhiro e pestë.
Por një gjë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Mechelen dhe Ostende, ku fitore shënoi skuadra mysafire me rezultat minimal 0-1.
Jemi mësuar shpesh herë që të shohim video virale në rrjetet sociale nga futbollistë të ndryshëm që huqin raste ideale.
Por padyshim që deri më tani huqja e vitit vjen nga elita e futbollit belg dhe nga futbollisti i talentuar Aster Vrankcx.
Në minutën e 67 të ndeshjes, me rezultatin 0-0, pas një sërë gabimesh në mbrojtjen e Ostende, një gjuajtje e kthyer nga traversa dërgoi topin në këmbët e 18-vjeçari Vrankcx, i cili ishet vetëm pak hapa larg portës kundërshtare.
Në mënyrë të pabesueshme, ai u ngatërrua me këmbët e tij dhe në vend që thjesht të shtynte topin në rrjetë, e largoi atë nga vija fatale me një gafë e cila brenda pak orësh ka pushtuar rrjetet sociale.
Futbollisti u dëshpërua jashtëzakonisht shumë me këtë gabim, por natyrisht ai u përkrah nga bashkëlojtarët pasi një gjë e tillë i ka ndodhur edhe lojtarëve më të mëdhenj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yRrAU1sC45Y&feature=emb_title