Manchester City ka pësuar në shtëpi 3-1 nga Chelsea në javën e 14-të të Ligës Premier.
Por City ka mundur shumë lehtë ta fitojë këtë takim, sikur Kevin De Bruyne të shënonte sa ishte rezultati 1-0 në të mirë të tyre.
Ishte minuta e 57-të e ndeshjes, kur vendasit organizuan një kundërsulm të shpejtë.
Mesfushori spanjoll, Jesus Navas asistoi bukur tek belgu De Bruyne i cili nga një afërsi prej një metër nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë edhe pse nuk u pengua nga askush dhe në portë nuk ishte as portieri mysafirë.
Në Angli huqja nga De Bruyne po cilësohet si e vitit, pasi në 2016 nuk ka ndodhur ndonjë rast që është humbur kësi lloji. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=erMKvVATG80