Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk e ka bërë asnjë hap për ndryshime ligjore, që do ta zhbënte Gjykatën Speciale.
Sipas tij, këtë nuk e ka bërë vetëm për inat të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.
Humolli ka thënë se VV-ja nuk ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale
“Qeveria Kurti, nuk ka pasur guxim të bëjë ndryshime ligjore, s’ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale, nganjëherë po kam përshtypje për inati të Hashim Thaçit. Për inati të Thaçit, pse humb Kosova nuk është gajle, vetëm të dënohet Hashim Thaçi”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.
Humolli është shprehur se partitë si PDK dhe LDK kanë gabuar kur e kanë votuar në Kuvend Gjykatën Speciale.
Sipas tij, Gjykata Speciale, le që është duke e gjykuar UÇK-në por edhe kombin shqiptar në tërësi.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli.
“Qeveria aktuale e ka marrë shumicën e votave edhe në kohën kur është deklaruar nga kundërshtarët politik se janë kundër Amerikës, populli ia ka dhënë besimin kësaj qeverie, edhe LVV-së, në koalicion me Guxo dhe Mimozën”, ka thënë Humolli.
“Unë kam qenë kandidat i pavarur brenda. Faktori ndërkombëtar kur e ka që populli po zgjohet është frigu, kurse qeveria aktuale është frigu nga zgjimi i popullit dhe jo nga faktori ndërkombëtar. E ka humbur besimin te populli… I ka marrë 51% për të qeverisur ndryshe, jo të hyjë në një valle të njëjtë me partitë e tjera”, ka vijuar ai. /Dukagjini/