Site icon Telegrafi

Humb jetën një punëtor krahu në Kavadar, Prokuroria bën këqyerjen e vendit të ngjarjes

Foto: Ilustrim

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore e Kavadarit bëri këqyerjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ndërtohet një objekt privat dhe ku është raportuar i vdekur një person i cili ka punuar si punëtor ndërimtar.

Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, prokurori publik ka lëshuar për autobpsi trupin e pajetë.

Po ashtu janë dhënë urdhra verbal për sigurimin e dokumentacionit që ka të bëjë me respektimin e përcaktimeve ligjore për siguri dhe shëndet gjatë punës.

“Prokuroria Themelore Publik Kavadar vazhdon të ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Exit mobile version