Autoritetet italiane kanë identifikuar gruan, e cila humbi jetën mëngjesin e 24 Majit në San Donato të Granarolo-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për 75-vjeçaren me origjinë shqiptare Salie Gjonzenelaj.
Trupi i pajetë i gruas u gjet pas disa orësh.
Autoritetet pritet që të sqarojnë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Sipas mediave, shoferi i makinës që përplasi shqiptaren është një 55-vjeçar italian.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe më pas ka dalë nga rruga.
Ai është dërguar në spital si pasojë e plagëve që ka pësuar.
Por më pas kanë qenë familjarët e Salies që kanë alarmuar policinë. Të shqetësuar se ajo nuk po kthehej në shtëpi, ata kanë nisur ta kërkojnë.
Një prej fëmijëve të saj e gjeti trupin e pajetë të nënës të fshehur në gardhin me shkurre. Në atë rrugë ajo dilte shpesh për të ecur në këmbë.
Pas mbërritjes së policisë nuk mbeti asgjë tjetër veçse të konfirmohej vdekja e gruas./TV Klan