Site icon Telegrafi

Huawei po përgatit një telefon të palosshëm

Në Huawei nuk kanë turp të provojnë ide “të çmendura”, dhe një dëshmi për këtë është Mate XT.

Tani, kjo kompani po përgatitet për diçka tjetër speciale. Bëhet fjalë për smartphone e ardhshëm të palosshëm Huawei Pocket 3, i cili do të ketë një format 3:2 kur është i hapur.

Ky format përdoret gjithashtu nga iPad mini i Apple, i cili ka një ekran 8.3 inç. Pocket 3 do të përdorë një ekran 6.3 inç, kështu që, kur të jetë i hapur, do të duket si një iPad mini më i vogël.

Përveç kësaj, do të ketë edhe një ekran të jashtëm 3.5 inç, formati i të cilit ende nuk është i njohur.

Huawei Pocket 2 u lançua në shkurt të vitit të kaluar, kështu që Pocket 3 pritet çdo moment. Me formatin e ri, ai duhet të tërheqë më shumë vëmendje në krahasim me paraardhësin e tij.

Pocket 3 do të përdorë sistemin operativ të Huawei, HarmonyOS, i cili nuk ka asnjë lidhje me Android. Specifikat ende mbeten një mister, por kjo do të ndryshojë së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version