Site icon Telegrafi

Hoxhaj shkruan për Thaçin e Veselin: Historia jonë e fitores nuk ndryshohet, tjetërsohet apo delegjitimohet

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar për tre vjetorin e arrestimit të ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët tani po gjenden në Hagë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit tonë, të NATO-s, të SHBA-së, të BE-së dhe shteteve perëndimore!

“Sot, u bënë tri vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit tonë, të NATO-s, të SHBA-së, të BE-së dhe shteteve perëndimore! Historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet apo delegjitimohet!”, ka shkruar Hoxhaj.

Exit mobile version