Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konventën e Jashtëzakonshme Zgjedhore të kësaj partie ka thënë se kjo ditë është e veçantë për PDK-në, por edhe për Kosovën.
Ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është parti e ndryshimit, të cilin e ka qëllim, filozofi dhe mision, njofton Klan Kosova.
“Sot është ditë e veçantë për PDK-në, për çdo anëtar dhe votues të saj dhe për shtetin e Kosovës. Jemi partia më e madhe gjeografikisht dhe me mbështetjen më të madhe elektorale dhe qytetare. Mbi të gjitha PDK është parti e shpresës, e besimit, e optimizmit”.
“Ne përfaqësojmë të gjitha ambiciet, të gjitha motivet, të gjitha qëllimet politike që i ka shoqëria në Kosovë. Mbi të gjitha ne jemi parti e ndryshimi – që ka qenë gjithmonë qëllimi, filozofia dhe misioni ynë. Sot jemi në këtë konventë zgjedhore që të lëvizim nga shtetësia në zhvillim”, tha Hoxhaj.