Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka vlerësuar se kjo masakër është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se 15 janari i kujton të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e vendit.
“Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit. Kjo datë na kujton të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e vendit. Është detyra jonë të vazhdojmë sakrificën dhe të ndërtojmë një Kosovë të drejtë. Lavdi përjetë!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/