Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, uroi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në një postim në platformën X, ai tutje shprehu mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e kësaj gjykate Gresa Caka-Nimani për siç tha, udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, shkroi tutje Hovenier.
Congratulations to Judge Nexhmi Rexhepi on his appointment as President of Kosovo’s Constitutional Court (KCC). Deep appreciation to former KCC President Gresa Caka Nimani for her leadership in building the professional capacities and international standing of the KCC. The United…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 11, 2024
Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Siç njoftoi gjykata, ai do ta nisë mandatin më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka–Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion. /Telegrafi/