Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës për iftarin e parë të këtij Ramazani.
Hovenier në Twitter, ka thënë se Kosova dhe Amerikanë kanë si vlerë të përbashkët një vlerë të rëndësishme siç është ajo e lirive fetare.
“I nderuar për t’iu bashkuar me familjen e Ambasadës Amerikane për një darkë Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione për Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona”, shkroi ai.
Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023
Ndryshe, muslimanët në mbarë botën mirëpritën Muajin e Shenjtë të Ramazanit duke u mbledhur pranë tryezave për të bërë iftarin e parë.
Qindra miliona muslimanë falën namazin e teravisë së parë një natë më parë, që do të vazhdojë gjatë gjithë muajit të shenjtë.
Muslimanët do të agjërojnë për 29 ditë, duke filluar nga sot (e enjtje), 23 mars.
Muaji i shenjtë do të bëjë që shumë prej 1,6 miliardë muslimanë të agjërojnë gjatë ditës, nga lindja deri në perëndim të diellit.
Agjërimi më i gjatë do të bëhet në qytetin Nuuk të Grenlandës, edhe atë për 15 orë e 21 minuta; më pas në Reykjavik të Islandës me 15 orë e 16 minuta, ndërsa rreth 15 orë agjërim do të duhet të bëjnë edhe muslimanët në Helsinki, Stokholmi dhe Glasgow./Telegrafi/