Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Për takimin ka njoftuar edhe ambasada e SHBA-së, derisa thotë se Hovenier u nderua nga Rama me ‘Çelësin e qytetit’
“Në thirrjen time të lamtumirës sot pasdite u nderova nga qyteti i Prishtinës dhe kryetari Përparim Rama me Çelësin e qytetit”, tha Hovenier.
Ai po ashtu është shprehur se gjithmonë ka qenë i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me Komunën e Prishtinës./Telegrafi/