Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka komentuar nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes së mirëkuptimit mes ShBA-ve dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm.
“I nderuar që isha dëshmitar i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin e manipulimit të informacionit nga jashtë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm informativ në Kosovë”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/
Honored to witness @StateDept‘s @UnderSecPD Liz Allen and President @VjosaOsmaniPRKS sign a collaboration framework on addressing and countering foreign information manipulation. This is a significant step toward promoting accurate information globally and building a resilient… https://t.co/BixlI6RSPF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 19, 2024