Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden, për letrën që ia dërgoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në të cilën i kërkon njohjen e Kosovës.
Hoti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se e ka paralajmëruar këtë.
“Kur i ke miqtë e fortë… vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit President Biden!”, ka shkruar Hoti.
Biden me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga Vuçiq arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.
“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit. /Telegrafi/