Site icon Telegrafi

Horizon School ofron 18 bursa të shkollimit

Horizon School, një institucion i akredituar ndërkombëtarisht si Cambridge International School, i cili ofron edukim të cilësisë së lartë për të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë nivelin parafillor, fillor, si dhe nivelet e mesme të ulëta dhe të larta, shpall Programin e Bursave të Shkollimit për vitin akademik 2025/2026.

Në kuadër të këtij programi, ndahen 18 bursa të shkollimit për të gjithë nxënësit që në vitin e ardhshëm shkollor do të ndjekin klasat 6-11. Përmes këtij programi, Horizon School ndan:

Për nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9)

-3 bursa në vlerë 75%

-3 bursa në vlerë 50%

-3 bursa në vlerë 30%

Për nivelin e mesëm të lartë (klasat 10-11)

-3 bursa në vlerë 75%

-3 bursa në vlerë 50%

-3 bursa në vlerë 30%

Përzgjedhja e nxënësve që do të përfitojnë bursë bëhet në bazë të suksesit të tyre shkollor dhe rezultateve në testimin me shkrim në Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë.

Testimi për aplikantët e grupit të parë, të cilët aplikojnë deri më 10 prill 2025, do të mbahet më 15 prill 2025. Ndërsa, testimi për aplikantët e grupit të dytë, të cilët aplikojnë deri më 10 maj 2025, do të mbahet më 15 maj 2025. Të dy testimet do të fillojnë në ora 11:00 dhe do të zhvillohen në ambientet e Horizon School.

Bursat janë të vlefshme për një vit shkollor, me mundësi përfitimi në vitin tjetër dhe vlejnë vetëm për tarifën e shkollimit.

Për të gjithë të interesuarit që duan të përfitojnë nga mundësia për një arsim cilësor që ofron Horizon School, prindërit dhe nxënësit ftohen të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes këtij linku: https://forms.gle/JzUSMUfYwEoSfgR4A

Rrugëtimi juaj drejt suksesit fillon tani! Suksese!

Exit mobile version