Site icon Telegrafi

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Data 2 shtator shënoi një ditë të veçantë për të gjithë nxënësit e Horizon School, e cila filloi vitin e ri  shkollor duke mirëpritur nxënësit në bankat shkollore.

E akredituar si Cambridge International School, kjo shkollë ofron mundësi të jashtëzakonshme me plan programin e pasur mësimor për të gjitha nivelet, nga klasa parafillore deri në klasën e 12-të. 

Dita e parë e shkollës është gjithmonë një ngjarje e paharrueshme, veçanërisht për nxënësit e vegjël që  hyjnë në klasën e parë.

Për t’a bërë këtë ditë edhe më të veçantë, Horizon School organizoi disa aktivitete  mikpritëse. Kjo ditë filloi me përshëndetje të ngrohta në hyrje të shkollës, ku mësimdhënësit dhe stafi u  prezantuan me nxënësit e rinj dhe prindërit.  

Drejtori i shkollës, z.Bardh Ahmeti, mbajti një fjalim të mirëseardhjes, duke ju uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një vit sa më të suksesshëm shkollor.

Dita vazhdoi me aktivitete dhe lojëra të organizuara nga maskotat profesionale dhe mësimdhënësit e shkollës. Pas aktiviteteve, nxënësit u njohën me ambientin dhe hapësirat e shkollës, si klasët, biblioteka, laboratorët dhe hapësirat tjera, si dhe me shokët e tyre të klasës.

Kjo ditë orientuese për nxënësit e Horizon School ishte e përsosur për fillimin e një  viti të mbarë shkollor. 

Horizon School dallohet për cilësinë e lartë të arsimit që ofron. Si një shkollë e akredituar nga Cambridge  Intenational Education, programi i saj përputhet me kriteret shtetërore dhe standardet ndërkombëtare, duke ofruar një arsim gjithëpërfshirës. Ky akreditim iu mundëson nxënësve të testohen në nivel  ndërkombëtar dhe të kenë mundësinë të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit. 

Kjo shkollë ofron një mjedis modern dhe frymëzues, me objekte dhe klasa të pajisura me infrastrukturë të avancuar, duke përfshirë laboratorët shkencorë dhe klasat me karrige dhe banka ergonomike.

Mësimdhënësit dhe stafi i kësaj shkolle janë të përkushtuar dhe profesionalë, duke ofruar një qasje të personalizuar dhe holistike për çdo nxënës. 

Horizon School i kushton rëndësi të madhe teknologjisë dhe kodimit që nga klasa parafillore. Një veçori e kësaj shkolle është se në nivelin fillor, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa në nivelet e tjera, ai zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.

Nxënësit kanë mundësi të shprehin talentet dhe pasionet e tyre përmes aktiviteteve jashtëshkollore, si muzika, arti, sporti dhe detyrat e shtëpisë, duke eksploruar dhe zhvilluar aftësitë e tyre ndërpersonale. 

Horizon School i uron të gjithë nxënësve një vit të mbushur me momente të rëndësishme, arritje dhe suksese të reja!

Exit mobile version