Mesfushori japonez, Keisuke Honda, u ka thënë drejtuesve të Milanit që ta mendojë ritransferimin e tij në San Siro.
33-vjeçari ka luajtur për Rossonerët gjatë viteve 2014-2017, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 14 asistime në 92 ndeshje, ndërsa e fitoi Superkupën e Italisë në sezonin e fundit.
“Gjithmonë kam dashur t’ju ndihmoj. Më telefoni kur t’ju nevojitem!”, ka shkruar ai në Twitter duke etiketuar faqen zyrtare të Milanit.
I have always wanted to help you. Call me when you need me! @acmilan
— Keisuke Honda (@kskgroup2017) September 30, 2019
Rossonerët padyshim se kanë nevojë për përforcime, duke qenë se i kanë humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A këtë sezon.
Një veprim të ngjashëm, Honda e kishte bërë në javën e kaluar duke i kërkuar Manchester Unitedit që ta transferonte. /Telegrafi/